Politikë, archive

Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 21 qershor 2015

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka shpallur dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri

15.12.2014 - Përdıtësım : 15.12.2014
Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 21 qershor 2015

 TIRANË - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka shpallur dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dekretit presidencial, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës, zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen më 21 qershor 2015. Caktimi i datës së zgjedhjeve vjen në të njëjtën ditë kur Gjykata Kushtetuese e Shqipëri, rrëzoi kërkesën e një grupi deputetesh për shfuqizimin e ligjit nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë në ditët në vazhdim, Gjykata Kushtetuese do të zbardhë edhe vendimin për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike.

Rrëzimi i kësaj kërkesë dhe lënia në fuqi e këtij ligji i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja vendore sipas ndarjes së re administrative në Shqipëri.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın