SHKUP (AA) – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare një ditore në Maqedoni, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në takim do të diskutohet për marrëdhëniet e deritanishme dypalëshe dhe rajonale, si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët për të dy vendet fqinje.
Gjithashtu në njoftim theksohet se pritet të shkëmbehen edhe mendime për perspektivën evropiane të vendeve nga rajoni, si dhe për sfidat e sigurisë globale dhe rajonale. Përveç takimit me homologun e tij maqedonas, Thaçi do të pritet edhe nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe krerët e partive politike në vend.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
