Politikë, archive

Rama-Schulz: Deputetët e opozitës duhet të kthehen në Parlament

Martin Schulz, duke iu referuar bisedës me Ramën ka deklaruar se kanë pasur shkëmbim pikëpamjesh për zhvillimet në Shqipëri, marrëdhëniet me fqinjët, si dhe rolin e Bashkimit Evopian.

09.12.2014 - Përdıtësım : 09.12.2014
Rama-Schulz: Deputetët e opozitës duhet të kthehen në Parlament

TIRANË (AA) Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, raporton Anadolu Agency (AA).

President i Parlamentit Europian, Schulz, ka deklaruar se deputetët e opozitës  duhet të kthehen në parlament pasi sipas tij vendi i deputetit, detyra e tij, është të jetë brenda dhe jo jashtë Kuvendit. Schulz gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët  me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel, për rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria drejt Bashkimit Europain, ka theksuar se duhen hapur kapitujt për këtë proces.

Martin Schulz, duke iu referuar bisedës me Ramën ka deklaruar se kanë pasur shkëmbim pikëpamjesh për zhvillimet në Shqipëri, marrëdhëniet me fqinjët, si dhe rolin e Bashkimit Evopian. “Shkëmbimi i pikëpamjeve ishte i hapur dhe kemi rënë dakord në pjesën më të madhe të pikëpamjeve që BE-ja duhet t’i mbajë dyert hapur për fqinjët. Liderët europianë duhet t’i japin sinjalin fqinjëve se bashkëpunimi vazhdon”- ka vazhduar Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz. Ai ka pohuar se së shpejti do të vizitoj Shqipërinë dhe ka falënderuar Kryeministrin Rama për ftesën.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se në bisedën që ka patur me Martin Schulz janë fokusuar në të ardhmen e Bashkëpunimit të Shqipërisë me BE-në. Gjithashtu Rama në fjalën e tij është shprehur se e ka ftuar opozitën dhe kanë përmbushur kërkesat e saj për t’u kthyer në parlament. Ndër të tjera Rama është ndalur edhe në proceset reformuese në Shqipëri për shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit, modernizimin në sektorë të ndryshëm etj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın