Politikë, archive

Ngjarjet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, reagon Partia Demokratike e Shqipërisë

15.10.2014 - Përdıtësım : 15.10.2014
Ngjarjet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, reagon Partia Demokratike e Shqipërisë

TIRANË (AA) -Në lidhje me situatën e krijuar mbrëmë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ka reaguar edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputeti kësaj partie Aldo Bumçi ka dënuar aktet e dhunës dhe shprehjet anti-shqiptare. "Beogradi të distancohet e të japë mesazhet e fqinjësisë së mirë. Ndeshja e futbollit mes kombëtares tonë dhe asaj serbe mbrëmë në Beograd ishte një rast i humbur nga fqinji ynë për të dëshmuar shkëputje nga ekstremizmi i dhunshëm i së shkuarës. Po ashtu, një rast i humbur për të dëshmuar vizion europian dhe vullnet për të ecur përpara. Që në nisje, u tregua mosrespekt për himin tonë kombëtar nga tifozeria serbe, u mbajtën kore raciste, dhe u manifestuan akte dhune ndaj përfaqësueses shqiptare"- ka deklaruar Bumçi.

Deputei i Partisë Demokratike ka dekaruar se i kërkojmë autoriteteve serbe të hetojnë rastet e agresionit në kundërshtim me rregullat e UEFA-s, dhe të vënë para ligjit përgjegjësit. “I kërkojmë Beogradit të distancohet nga ekstremizmi i shfaqur dje, dhe të japë sot mesazhet e duhura për bashkëpunim, për fqinjësi të mirë, e për të ecur përpara në rrugën e integrimit europian".

Ndërkohë, Partia Demokratike ka përgëzuar lotarët e kombëtares, që shkuan në Beograd për të luajtur futboll, dhe ia dolën të mbrojnë deri në fund jo vetëm vlerat sportive, por dhe simbolin kombëtar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın