Politikë, archive

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, takon në Bruksel Komisionerin Hahn

Hahn ka deklaruar se me kryediplomatin shqiptar kanë rënë dakord në mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë të dialogut politik më 24 mars në Tiranë

05.03.2015 - Përdıtësım : 05.03.2015
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, takon në Bruksel Komisionerin Hahn

BRUKSEL (AA) - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u takua sot në Bruksel Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit në një prononcim për mediat Hahn ka deklaruar se me kryediplomatin shqiptar kanë rënë dakord në mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë të dialogut politik më 24 mars në Tiranë.

Sipas tij ky takim është i nevojshëm për të diskutuar hapat e ardhshëm për mbarëvajtjen e perspektivës të anëtarësimit të Shqipërisë në BE .

Hahn kërkoi nga Shqipëria që të vazhdojë me reformat për të përmirësuar kushtet sociale dhe ekonomike në përputhje me objektivat e BE.

Shqipëria e cila në mesin e vitit të kaluar mori statusin si "vend kandidat" nga BE-ja, kërkon nga Bashkimin Evropian që të përcaktojë datat për të filluar negociatat e pranimit.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın