Politikë, archive

Maqedoni: Protestuesit hedhin gurëz dhe vezë ndaj ndërtesës së qeverisë

Pas publikimit të fundit të bisedave të fshehta telefonike nga opozita maqedonase të zyrtarëve të lartë qeveritar, rreth 2,000 protestues u mblodhën para ndërtesës së qeverisë në Shkup, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë

05.05.2015 - Përdıtësım : 05.05.2015
Maqedoni: Protestuesit hedhin gurëz dhe vezë ndaj ndërtesës së qeverisë

SHKUP (AA) - Rreth 2.000 protestues u mblodhën sot pasdite në qendër të Shkupit duke hedhur vezë dhe gurë mbi ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë, dhe njëherësh duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Si shkas për mbledhjen e protestuesve ishte konferenca e sotme, në të cilën lideri i opozitës të Partisë Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev publikoi inçizime të bisedave telefonike në të cilat supozohet se zyrtarët më të lartë të qeverisë maqedonase flasin për vrasjen e të riut maqedonas, Martin Nashkovski, i cili në vitin 2011 u vra nga një pjesëtar i policisë maqedonase.

Protestuesit brohorisnin parrulla kundër qeverisë, dhe në ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë janë thyer disa dritare. Udhëheqësi i opozitës, Zaev sot publikoi biseda telefonike të fshehta të Kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, ministres së brendshme, Gordana Jankullovska, zëdhënësit të policisë, Ivo Koteski dhe shefit të kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer, të cilët flasin për detaje rreth vrasjes së Neshkovskit.

Gjatë fitores zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme më 5 qershor 2011, Martin Neshkovski u vra nga pjestari i njësisë speciale të policisë, Igor Spasov. Spasov për këtë vrase është dënuar me 14 vjet burg. Opozita akuzon qeverinë se ka mbuluar përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme me pretendimet se Spasov në momentet që ka kryer vrasjen, nuk ishte në detyrë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın