Politikë, archive

Manastir, shënohet 116 vjetorin e diplomimit të Ataturkut në gjimnazin ushtarak

Për nder të Ataturkut, ceremonia u shënua me nderime më të larta, e cila filloi me heshtjen 1 minutëshe dhe me recitimin e himneve kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Maqedonisë.

13.03.2015 - Përdıtësım : 13.03.2015
Manastir, shënohet 116 vjetorin e diplomimit të Ataturkut në gjimnazin ushtarak

MANASTIR (AA) – Në oborrin e Entit për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeut të qytetit të Manastirit, në të cilën gjendet edhe përmendorja e Mustafa Kemal Ataturkut, u përkujtua 116 vjetori i diplomimit të Ataturkut në Gjimnazin Ushtarak në Manastir, raporton Anadolu Agency (AA).

Për nder të kësaj dite, një delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga gjenerali i brigadës, Shukru Eken, ndodhet për vizitë treditore në Maqedoni. Për nder të Ataturkut, ceremonia u shënua me nderime më të larta, e cila filloi me heshtjen 1 minutëshe dhe me recitimin e himneve kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Maqedonisë.

Solemnitetit para Muzeut të qytetit të Manastirit, përveç delegacionit të FA-së të Republikës së Turqisë i’u bashkangjihtën edhe Ministri i Shtetit të Qeverisë së Maqedonisë, Furkan Çako, zv. Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Sinan Ertaj, zv. Kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatësë së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral nënkolonel Naser Sejdini, koordinator i zyrës së Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në Shkup, Teoman Tirjaki, si dhe përfaqësues të lartë të ARM-së, të FA-së së Turqisë dhe të partive politike.

Gjenerali i brigadës së FA-së të Republikës së Turqisë, Shukru Eken, në një fjalim me rastin e kësaj ceremonie tha se i gjithë rajoni i Ballkanit së bashku me Maqedoninë janë të rëndësishëm. Ai shtoi se Ballkani për herë të parë me turqit është takuar në periudhën e Sundimtarit Attila të Perandorisë Hunnic dhe se këto troje ishin atdheu i fiseve turke, pasi që 500 vite kanë jetuar bashkë në Perandorinë Osmane.

Nga ana tjetër, zv. Kryeshefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral nënkolonel, Naser Sejdini, duke përkujtuar historin e Ataturkut dhe duke quajtur Turqinë vend miqësorë të Maqedonisë, shtoi se Turqia gjithmonë i ka ofruar mbështetje diplomatike Maqedonisë në të gjitha fushat, kryesisht për anëtarësimin e vendit në NATO.

Ndërsa, zv. ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Sinan Ertaj, në fjalën e tij tha se shkolla ushtarake është shumë e rëndësishme sepse krijimi i Republikës së Turqisë dhe shkolla ushtarake turke ka edukuar shumë personalitete të rëndësishëm.

Sipas mendimit të shumë historianëve thuhet se Mustafa Kemal Ataturk është me prejardhje shqiptare, i lindur në Selanik të Greqisë dhe i edukuar në shkollat ushtarake turke, i cili më vonë bëhet gjeneral, si dhe president i parë i Republikës së Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın