Mahir Yagcilar: AA shqip, lajm i mirë për ata që jetojnë jashtë Turqisë
"Sot, gjuha shqipe është e rëndësishme në Ballkan prandaj hapja e servisit shqip është e rëndësishme për tërë Ballkanin”

SARAJEVË (AA) – Fillimi i punës të shërbimit në gjuhë shqipe të Anadolu Agency (AA), është mirëpritur nga Mahir Yagcilar, Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke në Kosovë, duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që jetojnë jashtë Turqisë.
"Ky është sukses i shtetit të Turqisë dhe Anadolu Agency. Lajmet do të vijnë të vërteta, të sakta dhe të besueshme. Sot, gjuha shqipe është e rëndësishme në Ballkan prandaj hapja e servisit shqip është e rëndësishme për tërë Ballkanin” ka thënë ministri Jagcilar për Anadolu Agency, me rastin e fillimit të publikimit edhe në gjuhën shqipe, krahas publikimeve në Turqisht, Anglisht, Arabisht, Boshnjakisht-Kroatisht-Serbisht (BHS), Rusisht, gjuhën Kurde dhe Frëngjisht.
Anadolu Agency (AA), me anë të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, që do të funksionojë në kuadër të Qendrës për Evropën, synon edhe të ndjekë nga afër e të përçojë mundësitë e investimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, zhvillimet politike në rajon, aktivitetet ekonomike dhe politike të Turqisë dhe investimet e biznesmenëve turq në rajon. Bashkë me publikimin e lajmeve në Turqisht, AA, në zyrat e Bosnjës, Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit do të punësojë operatorë zotërues të gjuhës shqipe. Publikimi i lajmeve në shqip do të realizohet nga Sarajeva, ku dhe gjendet qendra e Zyrës së Ballkanit e AA-së, ku përveç kësaj është hapur edhe një zyrë përfaqësimi në Tiranë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.