Politikë, archive

Lulzim Kabashi dhe Zekerija Qazimi 2 të arrestuarit e fundit të dyshuar për pjesëmarrje në luftimet në Siri dhe Irak

Kabashi dhe Qazimi janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se të dy kanë kryer veprën penale, kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovës.

14.08.2014 - Përdıtësım : 14.08.2014
Lulzim Kabashi dhe Zekerija Qazimi 2 të arrestuarit e fundit të dyshuar për pjesëmarrje në luftimet në Siri dhe Irak

Pak kohë pas arrestimit të 2 të dyshuarve për pjesëmarrje në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste, janë publikuar emrat e tyre: Zekerija Qazimi nga Gjilani dhe Lulzim Kabashi nga fshati Polac i Skenderajt.

Pas arrestimit të 2 të dyshuarve për pjesëmarrje në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste, e përditshmja kosovare “Zëri” ka publikuar emrat e plotë të arrestuarve. Ata janë Zekerija Qazimi, imami nga Gjilani dhe Lulzim Kabashi nga fshati Polac i Skenderajt.

Gjithnjë sipas “Zërit”, dy të arrestuarit dikur kanë qëndruar bashkë, në kohën kur po shkolloheshin në Medrese në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.

Kabashi dhe Qazimi janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se të dy kanë kryer veprën penale, kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovës. Ata dyshohet të kenë kryer veprën e rekrutimit, organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist, nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik.

Kabashit dhe Qazimit u është caktuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, deri në marrjen e vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın