Politikë, archive

Laurence Auer: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë informacione në lidhje me dialogun në Strasburg

Sekretariati për Çështjet Evropiane i Republikës së Maqedonisë me Ambasadën Franceze në MK-BE Info Qendrën, organizuan aktivitetin “Bashkimi Evropian në Maqedoni – kafe pauzë me Ambasadën Franceze”.

20.05.2015 - Përdıtësım : 20.05.2015
Laurence Auer: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë informacione në lidhje me dialogun në Strasburg

SHKUP (AA) – Sekretariati për Çështjet Evropiane i Republikës së Maqedonisë me Ambasadën Franceze në MK-BE Info Qendrën, organizuan aktivitetin “Bashkimi Evropian në Maqedoni – kafe pauzë me Ambasadën Franceze”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky aktivitet që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Maqedonisë për vlerat e Bashkimit Evropian dhe vendeve të saj anëtare, si dhe promovimin e vlerave kulturore të Francës në Maqedoni, organizohet në kuadër të 9 Majit, “Ditës së Evropës”, mirëpo për arsye se më datë 9 maj ndodhi incidenti në Kumanovë, këtë ditë Sekretariati për Çështje Evropiane e festoi sot.

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane të Maqedonisë, Fatmir Besimi, në fjalën e tij tha se këto vlera që ndahen bashkë në Maqedoni janë vlera të cilat do të jenë ato të BE-së, mbi të cilat është ndërtuar edhe baza e kësaj familje të madhe evropiane. “Mesazhi kryesor është se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër veç se Bashkimit Evropian. Integrimi në Bashkimin Evropian është një proces gjithëpërfshirës, i ndryshimit të mentalitetit dhe kulturës për anëtarësim në një familje të madhe evropiane, ku mbisundojnë parimet e paqes, stabilitetit dhe solidaritetit mes popujve”, tha ai.

Besimi më tej shtoi se në kohët e turbulencës ku ndodhet Maqedonia, ajo që nuk duhet bërë është të ndryshohet kursi dhe sipas tij, Maqedonia në këtë drejtim ka kursin të cilin nuk duhet të ndryshojë, e cila është rruga në integrimin e familjes evropiane. Siç tha Besimi, ajo që presin vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga Maqedonia është interesi i qytetarit mbi interesin partiak.

“Është me rëndësi që dialogu politik që ka filluar është në funksion të zgjidhjes së procesit apo gjendjes politike në të cilën ndodhet Maqedonia, me qëllim që t’i japë mundësi të ardhmes sonë euro-atlantike, që t’i japë një mundësi stabilitetit të qëndrueshëm politik dhe krijimit të mundësive më të mira për një prosperitet dhe zhvillim të vendit”, deklaroi Besimi, duke shtuar se dialogu politik që sapo ka filluar është në funksion të zgjidhjes së gjendjes politike të vendit dhe me qëllim që t’i jepet një mundësi stabilitetit të qëndrueshëm politik dhe krijimit të mundësive më të mira për një prosperitet dhe zhvillim të vendit.

Nga ana tjetër, Ambasadorja franceze në Maqedoni, Laurence Auer, tha se qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jenë plotësisht të informuar nga procesi që ka filluar në Strasburg mes kryeministrit të Maqedonisë dhe liderit të opozitës maqedonase. Auer nuk deshi të komentoj mbi rezultatet e mundshme të negociatave të zhvilluara mes liderëve të dy partive më të mëdha të vendit, që zhvillohet me ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropian.

“Të gjithë anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos kolegët e mi evropianë nuk duan të komentojnë, sepse bashkërisht jemi në këto negociata që zhvillohen, ndërsa çdo koment nga ana jonë do të tregojë një sjellje të papërgjegjshme, mirëpo qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë të jenë të informuar në lidhje me negociatat”, theksoi Auer.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın