Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë paralajmëron njësitë vendore për zyrat zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ngre publikisht shqetësimin, sipas këtij institucioni të neglizhencës së treguar nga disa kryetarë të Njësive të Qeverisjes Vendore

TIRANË (AA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ngre publikisht shqetësimin, sipas këtij institucioni të neglizhencës së treguar nga disa kryetarë të Njësive të Qeverisjes Vendore, për sjelljen pranë KQZ-së, të propozimeve për ambientet ku do të vendosen Zyrat e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 184, pika 3 e Kodit Zgjedhor, ka vendosur që data 14 prill është afati i caktuar për ngritjen dhe konstituimin të KZAZ-ve në të gjithë vendin.
“Menjëherë sapo KQZ ka marrë miratuar vendimin nr. 87, në datën 7 prill, Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përdorur të gjitha format e komunikimit (atij shkresor, elektronik, telefonik), më kryetarët e Njësive të Qeverisjes Vendore duke i vënë në dijeni për përgjegjësitë që ju ngarkon vendimi i KQZ-së, por ende sot në datën 10 prill, janë 20 Bashki që nuk kanë sjellë asnjë propozim për ambientet ku do të vendosen 34 KZAZ”- u shpreh në një deklaratë për medait, Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas saj në mënyrë që të zhvillohet mbledhja e parë e KZAZ-ve dhe konstituimi i tyre, është i domosdoshëm përcaktimi i selive ku do të vendosen Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, dhe mos sjellja e propozimeve për ambientet nga ana e Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore pengon punën e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.
“Për shkak të neglizhencës së Kryetarëve të Njësive të Qevrisjes Vendore, jemi në kushtet ku KQZ nuk ka ende selitë për 34 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor, zyra në të cilat do të zhvillohet mbledhja e parë dhe do të bëhet konstituimi i tyre. Deri tani kanë sjellë propozime 41 Bashki për 56 KZAZ”- u shpreh Hoxhaj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.