Politikë, archive

Komandanti i luftës në Srebrenicë, Naser Oriç arrestohet në Zvicër

Siç konfirmohet nga disa burime për AA, Oriç është privuar sot nga liria në Bernë. Interpoli i Beogradit kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për komandantët e mbrojtjes së Srebrenicës gjatë luftës në BeH...

10.06.2015 - Përdıtësım : 10.06.2015
Komandanti i luftës në Srebrenicë, Naser Oriç arrestohet në Zvicër

SARAJEVË (AA) - Komandanti i luftës në Srebrenicë, Naser Oriç u arrestua sot në Bernë të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA). 

Siç konfirmohet nga disa burime për Anadolu Agency (AA)  Oriç është privuar sot nga liria në Bernë.

Interpoli i Beogradit kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për komandantët e mbrojtjes së Srebrenicës gjatë luftës në BeH, Naser Oriç dhe Haki Meholjiç, në shkurt të vitit të kaluar nën dyshimet se kanë kryer krime lufte në vitin 1992.

Avokatja Leyla Çoviç, nga ekipi i mbrojtjes të komandantit të luftës në Srebrenicë, Naser Oriç, pasi që Oriç u arrestua sot në Bernë të Zvicrës, për Anadolu Agency (AA) tha se "i arrestuarit do të lirohet për shkak se mandati i arrestit ndaj tij është revokuar më parë dhe nuk është më në fuqi".

"Jemi të habitur se si u arrestua kur urdhri nuk është më në fuqi. Ne më parë kemi marrë informacionin  e konfirmuar nga Interpoli se fletëarrestet janë tërhiqur. Ministria e Mbrojtjes me 17 shkurt 2014 ka dërguar një notë proteste Interpolit. Kështu që me siguri të lartë ju themi se Interpoli me sigurt ka tërhequr fletarrestin", ka thënë Çoviç.

Ajo vuri ritheksoi mendimin e saj se Oriç duhet të lirohet.

"Interpoli me siguri ka tërhequr fletarrestin. Mendoj se është një gabim administrativ", tha Çoviç.

Dhoma e Apelit të Tribunalit të Hagës në vitin 2008 me vendim të plotfuqishëm e liroi nga akuzat Naser Oriç për mosparandalim të krimeve ndaj serbëve në vitin 1992 dhe 1993.

 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın