Politikë, archive

Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Artan Didi

31.03.2015 - Përdıtësım : 31.03.2015
Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Artan Didi

TIRANË (AA) –Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Artan Didi ka dhënë sot dorëheqjen nga kjo detyrë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kërkesën zyrtare për dorëheqjen, drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit ët Brendshëm, Saimir Tahiri, Didi parashtron se shkelja e procedurave të shefit të Interpol Tirana dhe specialistes së këtij sektori cenoi në një farë mënyrë imazhin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Për këtë arsye, duke e vlerësuar këtë ngjarje si të pa pranueshme për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit që unë e drejtoj, duke vlerësuar se nuk pata kapacitetin për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqje të pavrevokuehsme nga funksioni i Drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”-thuhet në tekstin e dorëheqjes së Didit.

Kujtojmë se mbrëmë Policia ka ndaluar dy zyrtarë të Interpol Tirana, të akuzuar për shpërdorim detyre, konkretisht Artan Bajraktari, drejtor i këtij sektori dhe specialistja e tij Loreta Alla, pasi dyshohen se nuk kanë vepruar sipas ligjit për të informuar institucionet në lidhje me çështjen dhe akuzat e autoriteteve belge ndaj deputetit Mark Frroku.

Me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 09 tetor 2013, Artan Didi u emërua në detyrën e lartë si  Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.  Ai ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, ndërkohë nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka punuar në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın