Politikë, archive

Hashim Thaçi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa", takon Metën dhe Ramën

12.01.2015 - Përdıtësım : 12.01.2015
Hashim Thaçi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa", takon Metën dhe Ramën

TIRANË  (AA) - Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar sot nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”, ku më pas ai është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky titull i është dhënë me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës, reformat integruese drejt familjes euroatlantike si dhe zhvillimin social-ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dhori Kule, Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi akademikë të Universitetit dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht ministër i Jashtëm. Hashim Thaçi ka deklaruar se: "Unë e pranoj këtë titull me krenari dhe shumë mirënjohje. Ju siguroj që e konsideroj këtë titull jo vetën si privilegj, por si një obligim për të vazhduar të punoj për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar".

Thaçi në fjalën e tij bëri një përmbledhje të përpjekjeve të Kosovës para dhe gjatë luftës për pavarësi si dhe mbështetjen që u dha nga Shqipëria.

Ndërsa rektori Kule në fjalën e tij u shpreh: "Mesazhi i përcjellë nga i nderuari Thaçi në këtë ceremoni është domethënës është i rëndësishëm për çka ne e organizuam. Iu uroj gjithë suksese shqiptarëve në Shqipëri në Kosovë të integruar me njëri tjetrin në bashkëpunim vëllazëror, ku sëbashku të shkojmë drejt Evropës së bashkuar.

-Rama-Thaçi diskutojnë për takimin e dytë mes dy qeverive-

Menjëhë pas kësaj ceremonia, Thaçi ka patur një takim me “dyer të mbyllura” për mediat. Më pas Kryeministri Rama priti në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare nga Kryeministria, takimi u përqendrua në ecurinë e axhendës së përbashkët të projekteve mes dy vendeve, dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive.

Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Thaçi theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në sektorë për të cilët janë dakordësuar projekte të rëndësishme si në arsim, infrastrukturë, dogana, etj, si dhe shprehën vullnetin për hapësira të reja bashkëpunimi. Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın