Politikë

Euro-Med Monitor akuzon Izraelin për praktika vdekjeprurëse të shpërndarjes së ndihmës në Gaza

- "Fakt është se Izraeli punëson banda të armatosura për të prishur ndihmën, për të mbjellë kaos dhe për të ruajtur kontrollin", tha grupi me bazë në Gjenevë

Beyza Binnur Dönmez  | 21.06.2025 - Përdıtësım : 21.06.2025
Euro-Med Monitor akuzon Izraelin për praktika vdekjeprurëse të shpërndarjes së ndihmës në Gaza

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Organizata e pavarur ‘Euro-Med Human Rights Monitor’ akuzoi Izraelin për lehtësimin e një sistemi vdekjeprurës dhe kaotik të shpërndarjes së ndihmës në Gaza, transmeton Anadolu.

Grupi me bazë në Gjenevë theksoi se qendrat e ndihmës të drejtuara nga Izraeli janë bërë vatra dhune dhe shfrytëzimi.

Në një postim në platformën X, grupi tha se "të paktën 620 palestinezë janë vrarë ose plagosur pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmës të ngritura nga Izraeli ekskluzivisht në Gazën qendrore dhe jugore, ndërsa veriu mbetet i izoluar".

Sipas grupit, qendrat nuk janë zona të sigurta, por vende të gjakderdhjes së përsëritur.

"Mijëra palestinezë janë vrarë ose plagosur në qendrat e ndihmës të drejtuara nga Izraeli në Gaza, ndërsa bandat e ndërmjetme që veprojnë në emër të Izraelit plaçkitin konvojet e ndihmës dhe terrorizojnë civilët", tha grupi.

Euro-Med gjithashtu hodhi poshtë "mitin" izraelit të lehtësimit të ndihmës humanitare përmes një mekanizmi zyrtar.

"Fakt është se Izraeli punëson banda të armatosura për të prishur ndihmën, për të mbjellë kaos dhe për të ruajtur kontrollin", tha ajo.

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar vazhdimisht se situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet, me shqetësime në rritje për urinë, zhvendosjen dhe dhunën që rrethojnë shpërndarjen e ndihmës. Ato e kritikuan gjerësisht mekanizmin e ri izraelit, përkatësisht Fondacionin Humanitar të Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.