Turqia, Operacioni Burimi i Paqes

Ushtria turke neutralizon 9 terroristë të PKK/YPG-së që tentuan të kryenin sulm në veri të Sirisë

Komandot turke kryen një operacion tjetër të suksesshëm në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”, tha Ministria e Mbrojtjes

Mehmet Tosun   | 06.12.2020
Ushtria turke neutralizon 9 terroristë të PKK/YPG-së që tentuan të kryenin sulm në veri të Sirisë

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se janë neutralizuar 9 terroristë të PKK/YPG-së të cilët tentuan të sulmonin rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen zyrtare në Twitter, ministria tha se komandot turke kryen një operacion tjetër të suksesshëm në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” dhe 9 terroristë të PKK/YPG-së të cilët u përpoqën të shënjestronin paqen dhe mjedisin e sigurisë u neutralizuan me mjete mbështetëse gjuajtëse.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın