Operacioni Burimi i Paqes

Ushtria turke fillon operacionin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë

"Forcat e Armatosura të Turqisë, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane, kanë nisur #OperacioninBurimiiPaqes kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH", njoftoi presidenti Erdoğan

Ferdi Türkten  | 09.10.2019 - Përdıtësım : 10.10.2019
Ushtria turke fillon operacionin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi nisjen e operacionit "Burimi i Paqes" nga ana e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Forcat e Armatosura të Turqisë, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane, kanë nisur #OperacioninBurimiiPaqes kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH. Qëllimi ynë është të asgjësojmë korridorin terrorist që përpiqen ta krijojnë në kufirin tonë jugor dhe të sjellim paqen dhe qetësinë në rajon", ka shkruar Erdoğan në Twitter.

Ushtria turke fillon operacionin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë

ANKARA (AA) - Turqia njofton nisjen e operacionit "Burimi i Paqes" nga ana e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë Kombëtare Siriane kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DEASH në veri të Sirisë. ( İbrahim Toprak - Anadolu Agency )

"Me operacionin "Burimi i Paqes" do ta mënjanojmë kërcënimin terrorist ndaj vendit tonë. Në saje të zonës së sigurt që do ta formojmë, do të mundësojmë kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre. Do ta ruajmë integritetin territorial të Sirisë, do ta shpëtojmë popullatën e rajonit nga kthetrat e terrorit", ka shtuar presidenti turk.

Erdoğan u uroi suksese ushtarëve turq që marrin pjesë në këtë operacion.

"Allahu qoftë me ju dhe ju ndihmoftë", ka thënë Erdoğan.

Krahas gjuhës turke, Erdoğan mesazhin e tij e ka shpërndarë edhe në gjuhën angleze dhe atë arabe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın