Operacioni Burimi i Paqes

Të paktën 224 ushtarë të martirizuar të SNA-së nga terroristët e YPG/PKK-së

Sipas komandantëve të SNA-së në terren, gjithsej 692 ushtarë të SNA-së po ashtu janë plagosur dhe një ushtar është zhdukur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”

Gözde Bayar  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Të paktën 224 ushtarë të martirizuar të SNA-së nga terroristët e YPG/PKK-së

Ras Al-Ayn/Ankara

RAS AL-AYN/ANKARA (AA) - Të paktën 224 ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), të mbështetur nga Turqia, janë martirizuar në sulmet nga terroristët e YPG/PKK-së që nga fillimi i operacionit kundër-terrorist muajin e kaluar në Sirinë veriore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas komandantëve të SNA-së në terren, gjithsej 692 ushtarë të SNA-së po ashtu janë plagosur dhe një ushtar është zhdukur gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Ushtarët e SNA-së kanë parandaluar sulmet dhe dhunën nga terroristët, veçanërisht në zonat veriore Tal Abyad dhe Ras al-Ayn, të çliruara së fundmi nga terroristët e YPG/PKK-së.

Terroristët e YPG/PKK-së vazhdojnë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjeve të Turqisë me SHBA-të dhe Rusinë për tërheqjen e grupit terrorist nga Siria verilindore.

I nisur më 9 tetor, operacioni “Burimi i Paqes” synon të eliminojë elementët terroristë të YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 17 tetor, Ankaraja u pajtua me Washingtonin të pauzojë operacionin e saj për të lejuar terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga zona e sigurt e planifikuar.

Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas të cilës YPG/PKK-ja të tërhiqet 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.