Operacioni Burimi i Paqes

Turqia riparon spitalin në Tal Abyad të Sirisë

Spitali është riparuar nga Forcat e Armatosura Turke dhe institucionet shtetërore të Turqisë pas çlirmit të qytetit nga ana e ushtrisë turke përmes operacionit antiterrorist "Burimi i Paqes"

Fırat Taşdemir   | 27.11.2019
Turqia riparon spitalin në Tal Abyad të Sirisë

Ankara

Turqia ka riparuar spitalin në qytetin Tal Abyad në veri të Sirisë, të cilin terroristët e PKK/YPG-së e kishin shndërruar në seli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Spitali është riparuar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe institucionet shtetërore të Turqisë pas çlirmit të qytetit nga ana e ushtrisë turke përmes operacionit antiterrorist "Burimi i Paqes", njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

"Spitali i Tal Abyadit, i shndërruar në seli nga organizata terroriste PKK/YPG, vazhdon të shërojë plagët e vëllezërve tanë sirianë pas riparimit me mbështetje të TSK-së dhe institucioneve shtetërore. Në saje të poliklinikës së lindjeve, foshnjat tani lindin në siguri", tha ministria në një deklaratë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, për të ndihumar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın