Operacioni Burimi i Paqes

Turqia nis ofensivën tokësore në kuadër të operacionit "Burimi i Paqes"

"Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane nisën ofensivën tokësore në lindje të Eufratit në kuadër të operacionit 'Burimi i Paqes'", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Beyza Binnur Dönmez  | 09.10.2019 - Përdıtësım : 10.10.2019
Turqia nis ofensivën tokësore në kuadër të operacionit "Burimi i Paqes"

Ankara

Në kuadër të operacionit antiterrorist "Burimi i Paqes" i cili filloi sot në veri të Sirisë, ushtria turke ka nisur ofensivën tokësore në lindje të Lumit Eufrat, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane nisën ofensivën tokësore në lindje të Eufratit në kuadër të operacionit 'Burimi i Paqes'", thuhet në njoftimin e ministrisë në rrjetin social Twitter.

Turqia sot nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın