Operacioni Burimi i Paqes

Turqia: Jeta po i kthehet normales në Ras al-Ayn

"Pas përfundimit të shtypjes terroriste, popullata ka rifilluar aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, që janë burim kryesor i jetesës", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Enes Kaplan   | 17.11.2019
Turqia: Jeta po i kthehet normales në Ras al-Ayn

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka publikuar një video e cila tregon se popullata në Ras al-Ayn, rajon në veri të Sirisë i pastruar nga terroristët përmes operacionit turk "Burimi i Paqes", kanë filluar t'i kthehen aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Jeta në Ras al-Ayn, i pastruar nga shtypja dhe zullumi i organizatës terroriste PKK/YPG, po vazhdon t'i kthehet normales", thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetin social Twitter.

"Pas përfundimit të shtypjes terroriste, popullata ka rifilluar aktivitetet bujqësore dhe blegtorale, që janë burim kryesor i jetesës", tha ministria.

Ndryshe, Turqia më 9 tetor nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eleminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın