Operacioni Burimi i Paqes

"Turqia do të hapë kalimin kufitar sirian sa më shpejt të jetë e mundur"

Ankaraja ka inicuar punimet për të hapur kalimin kufitar në Tal Abyad, pasi rajoni u çlirua nga terroristët gjatë operacionit "Burimi i Paqes"

Sena Güler   | 21.11.2019
"Turqia do të hapë kalimin kufitar sirian sa më shpejt të jetë e mundur"

Ankara

Përpjekjet e Turqisë për të hapur një kalim kufitar në Siri "sa më shpejt që të jetë e mundur" vazhdojnë, tha një zyrtar lokal në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mehmet Yalçınkaya, kryetar i rrethit kufitar turk Akçakale, tha në një prononcim për gazetarët se një kalim kufitar në rrethin e tij nga qyteti Tal Abyad në veri të Sirisë do të lehtësojë lidhjet e ngushta midis dy popujve.

"Kjo portë, të cilën ne planifikojmë ta hapim për tregti sa më shpejt të jetë e mundur, besoj se do të krijojë një urë shpirtërore midis Sirisë dhe Turqisë", tha Yalçınkaya, duke shtuar se përpjekjet janë inicuar me udhëzime të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Yalçınkaya inspektoi punimet në kufirin në Tal Abyad, i cili u pastrua nga grupi terrorist YPG/PKK gjatë operacionit antiterrorist të Turqisë "Burimi i Paqes".

Ai nënvizoi se terroristët kishin dëmtuar rëndë kalimin kufitar.

"Miqtë dhe automjetet tona po punojnë të gjithë për të hapur kalimin kufitar", tha Yalçınkaya.

"Ne po bëjmë çmos për të normalizuar jetën në Siri sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ai.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, me qëllim për të siguruar kufijtë e saj, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja arriti dy marrëveshje të ndara me Washingtonin dhe Moskën muajin e kaluar, sipas të cilave ajo ra dakord të pauzonte operacionin e saj për të mundësuar që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqeshin nga zona e planifikuar e sigurt, ku Turqia dëshiron të riatdhesojë miliona refugjatë sirianë që aktualisht po i strehon..

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın