Operacioni Burimi i Paqes

Trump komentoi videon e rreme të ABC mbi Turqinë: Një turp i vërtetë

"Një skandal i madh në @ABC News. Ata u kapën duke përdorur pamjet me të vërtetë të frikshme të rrejshme të bombardimit turk në Siri", tha Trump në Twitter, për të shtuar se është "Një turp i vërtetë"

Servet Günerigök  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Trump komentoi videon e rreme të ABC mbi Turqinë: Një turp i vërtetë

Washington

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, reagoi ndaj ABC News për shkak të përdorimit të një videoje nga ana e tyre nga një varg armësh në Kentucky dhe duke e lidhur rrejshëm atë si pamjet e Turqisë të cilat po bombardojnë civilët kurdë në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA). 

"Një skandal i madh në @ABC News. Ata u kapën duke përdorur pamjet me të vërtetë të frikshme të rrejshme të bombardimit turk në Siri", tha Trump në Twitter, për të shtuar se është "Një turp i vërtetë". 

ABC News lëshoi një video gjatë fundjavës duke thënë se "Ushtria e Turqisë po bombardon civilët kurd në qytetin kufitar sirian".

Në të vërtetë ishte nga një demonstrim me armë në Knob Creek Gun Range në West Point, Kentucky.

"WOW! @ ABCNews ka përdor video të vitit 2017, dhe gënjen për të pretenduar se Turqia po bombardon kurdët në Siri (VIDEO)", tha gazetari amerikan Jim Hoft në Twitter.

Në videon origjinale, në të vërtetë mund të shihen shikuesit me celularët e tyre.

Më herët gjatë ditës, ABC lëshoi një korrigjim dhe kërkim falje, duke thënë se ata hoqën videon, e cila u transmetua të dielën në "World News Tonight" dhe "Mirëmëngjes Amerika" të hënën në mëngjes.

Ky hap erdhi pasi u ngritën pyetje për saktësinë e videos. "ABC News shpreh keqardhje për gabimin" thuhet në Twitter.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın