Operacioni Burimi i Paqes

Siri, festohet Krishtlindja në rajonin e çliruar përmes operacionit turk

Organizata terroriste YPG/PKK, para se Turqia të niste operacionin antiterrorist në tetor, i kishte shndërruar në shtabe dhe depo armësh kishat

Ömer Koparan   | 25.12.2019
Siri, festohet Krishtlindja në rajonin e çliruar përmes operacionit turk

Ras Al-ayn

Të krishterët në qytetin Ras al-Ayn në veri të Sirisë, rajon i pastruar nga terroristët përmes operacionit antiterrorist turk "Burimi i Paqes", festuan Krishtlindjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Të krishterët në Ras al-Ayn u mblodhën në Kishën Ortodokse Asiriane. Paraprakisht, banorët asirianë dhe armenë zbukuruan me bredha kishat në qendër të qytetit, duke ndezur qirinj dhe duke bërë lutje.

Në një prononcim për AA, Zijad Musa, banor lokal, tha për AA se me rastin e Krishtlindjes kanë organizuar një meshë.

"Festuam me mesha lindjen e Isait. E realizuam meshën në paqe dhe siguri. Jemi falënderues që nuk kemi pengesa në zbatimin e obligimeve fetare", tha Musa.

Musa falënderoi Turqinë për rëndësinë e kushtuar ndaj faltoreve.

"Po ashtu, falënderoj edhe vëllezërit muslimanë që na e uruan festën", shtoi ai.

Ndërkaq, Enam Musa, një tjetër banor asirian, tha se rajoni Ras al-Ayn tashmë është i sigurit, duke u bërë thirrje civilëve të larguar të kthehen në vendlindje.

"Ne kemi mundësinë ta praktikojmë fenë tonë në siguri. Kthehuni", theksoi Musa.

Ndryshe, organizata terroriste YPG/PKK, para se Turqia të niste operacionin antiterrorist në tetor, i kishte shndërruar në shtabe dhe depo armësh kishat. Ras al-Ayn u çlirua nga pushtimi i YPG/PKK-së më 12 tetor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın