Operacioni Burimi i Paqes

Që nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes” janë neutralizuar 611 terroristë

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar”, që nënkupton terroristët në fjalë u dorëzuan, u kapën ose u vranë

Zehra Nur Düz, Erdoğan Çağatay Zontur  | 15.10.2019 - Përdıtësım : 15.10.2019
Që nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes” janë neutralizuar 611 terroristë

Ankara

Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjithsej 611 terroristë të PKK/PYD-YPG-së janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit të Turqisë kundër terrorist në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar”, që nënkupton terroristët në fjalë u dorëzuan, u kapën ose u vranë.

Më 9 tetor Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar grupet terroriste atje, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe zgjatimin e saj sirian PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın