Operacioni Burimi i Paqes

Portat kufitare Turqi-Siri do të hapen pas operacionit kundër-terrorist

Guvernatori i provincës Şanlıurfa, Abdullah Erin, tha se portat kufitare në qytetet Akçakala dhe Ceylanpına do të hapen pasi të rivendoset paqja në rajon

Dilara Hamit   | 26.11.2019
Portat kufitare Turqi-Siri do të hapen pas operacionit kundër-terrorist ( Mehmet Fatih Aslan - Anadolu Agency )

Ankara

Një zyrtar turk ka bërë të ditur se dy portat kufitare në kufirin turko-sirian pritet të hapen së shpejti, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i provincës Şanlıurfa, Abdullah Erin, tha se portat kufitare në qytetet Akçakala dhe Ceylanpına do të hapen pasi të rivendoset paqja në rajon.

“Po punojmë me shpejtësi, ndërtimi nga anën turke ka përfunduar. Mirëmbajtja dhe riparimet po bëhen në anën siriane”, tha Erin, duke shtuar se stafi që do të ruajë portat po ashtu po trajnohet.

Erin për AA tha se operacioni kundër-terrorist i Turqisë në veri të Sirisë kundër YPG/PKK-së terroriste ka përmirësuar situatën e rendit.

Operacioni “Burimi i Paqes”, i cili u nis më 9 tetor, synon të eliminojë YPG/PKK-në terroriste nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Pas dy marrëveshjeve të ndara me Washingtonin dhe Moskën, operacioni është pauzuar për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar në veri të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın