Operacioni Burimi i Paqes

PKK/YPG shndërron në pozicion luftarak shkollën në veri të Sirisë

Sipas një deklarate të Ministrisë turke të Mbrojtjes, organizata terroriste e ka shndërruar në pozicion shkollën në fshatin Nukra pranë qytetit Ras al-Ayn

Merve Yıldızalp   | 17.11.2019
PKK/YPG shndërron në pozicion luftarak shkollën në veri të Sirisë

Ankara

Organizata terroriste PKK/YPG ka përdorur si pozicion luftarak një shkollë në një fshat në veri të Sirisë, tha Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të ministrisë në llogarinë zyrtare në Twitter, organizata terroriste e ka shndërruar në pozicion shkollën në fshatin Nukra pranë qytetit Ras al-Ayn.

Ministria theksoi se PKK/YPG u ka shkaktuar dëme të mëdha kishave, spitaleve dhe shkollave në lindje të lumit Eufrat duke i shndërruar ato në seli dhe depo municionesh.

Ndryshe, Turqia më 9 tetor nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eleminuar terroristët në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın