Operacioni Burimi i Paqes

Personi që u rrëzua në përpjekje për të hipur në automjetin e blinduar turk doli të jetë terrorist

Përkrahësit e organizatës terroriste YPG/PKK, përhapën propagandë duke pretenduar se një automjet i blinduar i Forcave të Armatosura Turke "ka shkaktuar vdekjen e një personi nga popullata lokale"

Ahmet Furkan Mercan  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 10.11.2019
Personi që u rrëzua në përpjekje për të hipur në automjetin e blinduar turk doli të jetë terrorist

Ankara

Zbulohet se personi i cili u përpoq të provokojë duke hipur në automjetin ushtarak turk gjatë patrullimit të tretë të përbashkët tokësor që zhvilluan ushtarët turq dhe rusë në lindje të Eufratit në Siri në kuadër të marrëveshjes së Soçit, ka qenë një terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkrahësit e organizatës terroriste YPG/PKK, përhapën propagandë duke pretenduar se një automjet i blinduar i Forcave të Armatosura Turke "ka shkaktuar vdekjen e një personi nga popullata lokale".

Në lidhje me personin i cili u rrëzua në përpjekje për të hapur derën e automjetit të blinduar turk, mbi të cilin kishte hipur gjatë patrullimit, u përpoq të zhvillohet një fushatë njollosëse nga disa llogari në rrejtet sociale që kanë postime kundër Turqisë.

Nga ana tjetër personi për të cilin prentedohej se është civil, në burimet e hapura si rrjetet sociale mund të hasen shumë pamje që tregojnë se në të vërtetë është një terrorist i YPG/PKK-së.

Terroristi në fjalë, mund të shihet me veshje civile pranë mortajave të hedhura në drejtim të Turqisë.

Personi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen me fotografinë e profilit që ka shpërndarë nga llogaritë e tij në rrjetet sociale me uniformën e tij të YPG/PKK-së.

Anëtarë të organizatës terroriste YPG/PKK, veçanërisht gjatë operacionit "Burimi i Paqes" i kishin përdorur shtëpitë e civilëve si bazë për sulmet e tyre me mortajë dhe raketa në drejtim të Turqisë. Në këtë drejtim, organizata terroriste i kishte përdorur edhe kishat e pakicave fetare në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın