Operacioni Burimi i Paqes

"Operacioni në Siri u dha fund 'ëndrrave' për krijimin e një shteti terrorist"

"Si rezultat i operacionit që e zhvilluam, morën fund ëndrrat për formimin e një korridori terrorist, një shteti terrorist. Këtë e thonë amerikanët dhe vetë terroristët", tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar

Mehmet Tosun  | 21.11.2019 - Përdıtësım : 22.11.2019
"Operacioni në Siri u dha fund 'ëndrrave' për krijimin e një shteti terrorist"

Ankara

Si rezultat i operacionit antiterrorist të Turqisë "Burimi i Paqes", përfunduan "ëndrrat" për formimin e një shteti terrorist në veri të Sirisë, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Planifikimit dhe Buxhetit pas shpalosjes së buxhetit për vitin 2020, Akar tha se përmes operacionit turk në veri të Sirisë është garantuar siguria e kufijve të Turqisë.

"Si rezultat i operacionit që e zhvilluam, morën fund ëndrrat për formimin e një korridori terrorist, një shteti terrorist. Këtë e thonë amerikanët dhe vetë terroristët", tha shefi i mbrojtjes turke.

Ai po ashtu theksoi se qindra mijëra persona janë kthyer nga Turqia dhe vende të tjera në rajonet e çliruara nga terroristët përmes operacioneve të mëparshme të Turqisë.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë, me qëllim për të siguruar kufijtë e saj, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja arriti dy marrëveshje të ndara me Washingtonin dhe Moskën muajin e kaluar, sipas të cilave ajo ra dakord të pauzonte operacionin e saj për të mundësuar që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqeshin nga zona e planifikuar e sigurt, ku Turqia dëshiron të riatdhesojë miliona refugjatë sirianë që aktualisht i strehon.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.