Operacioni "Burimi i Paqes", merret nën kontroll zona e banimit Ras Al-Ayn
"Zona e banimit Ras Al-Ayn në lindje të Eufratit është marrë nën kontroll si rezultat i operacioneve të suksesshme që vazhdojnë në kuadër të operacionit 'Burimi i Paqes'", tha Ministria turke e Mbrojtjes

Ankara
Në kuadër të operacionit "Burimi i Paqes" që vazhdon në veri të Sirisë bëhet e ditur se është marrë nën kontroll zona e banimit Ras Al-Ayn që ndodhet në lindje të Eufratit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë tha se "Zona e banimit Ras Al-Ayn që ndodhet në lindje të Eufratit është marrë nën kontroll si rezultat i operacioneve të suksesshme që vazhdojnë në kuadër të operacionit 'Burimi i Paqes'".
Operacioni "Burimi i Paqes" ka filluar në veri të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kundër organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK me qëllim eliminimin e formimit të korridorit terrorist në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.