Një ushtar turk i nënshtrohet plagëve nga sulmi i YPG/PKK-së
Sulmi terrorist i 11 tetorit i YPG/PKK-së në Ras al-Ayn në Siri i shkaktoi plagë vdekjeprurëse ushtarit

Ankara
Një ushtar turk i është nënshtruar plagëve të marra gjatë një sulmi terrorist i YPG/PKK-së muajin e kaluar në Siri, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtari u plagos më 11 tetor në Ras al-Ayn, në Sirinë veriore, gjatë operacionit antiterrorist turk, tha ministria në një deklaratë.
I nisur më 9 tetor, operacioni “Burimi i Paqes” synon të eliminojë elementet terroriste të YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje e cila parasheh që YPG/PKK të tërhiqet 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.