Operacioni Burimi i Paqes

Këshilli Islam i Sirisë mbështet operacionin Burimi i Paqes

"Këshilli mbështet operacionin Burimi i Paqes. Ne falënderojmë cilido që ofron mbështetje për sirianët në çështjen e luftës kundër terrorizmit", thuhet në një deklaratë me shkrim nga Këshilli Islam i Sirisë

Adham Kako  | 11.10.2019 - Përdıtësım : 11.10.2019
Këshilli Islam i Sirisë mbështet operacionin Burimi i Paqes

Tel Abyad

Këshilli Islam i Sirisë i formuar nga klerikë fetarë dhe dijetarë njoftoi mbështetjen e tij për operacionin “Burimi i Paqes”, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Këshilli mbështet operacionin Burimi i Paqes. Ne falënderojmë cilido që ofron mbështetje për sirianët në çështjen e luftës kundër terrorizmit", thuhet në një deklaratë me shkrim nga Këshilli Islam i Sirisë lidhur me operacionin “Burimi i Paqes” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë filluar në veri të Sirisë me qëllim eliminimin e formimit të korridorit të terrorist në kufirin e jugor të Turqisë dhe me qëllimin për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

Organizata terroriste YPG/PKK ka zhvendosur njerëzit nga rajonet që ajo ka nën pushtim dhe ka kryer persekutime ndaj kurdëve, arabëve dhe turkmenëve si dhe ndaj banorëve të tjerë të rajonit thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se "Operacioni Burimi i Paqes ka filluar për formimin e zonës së sigurtë dhe për të garantuar kthimin e vullnetshëm të popullit".

Klerikët fetarë dhe dijetarët sirianë formuan Këshillin Islam të Sirisë pasi u bashkuan në prill të vitit 2014.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.