Operacioni Burimi i Paqes

Evakuuohet pika amerikane e vëzhgimit në qytetin sirian Ayn al Arab

Sipas informacionit të marra nga burimet e sigurisë, SHBA-të ka evakuuar pikën e vëzhgimit në jug të Ayn al Arab që në orën 15.00 sipas kohës lokale

Ferhat Demircan  | 13.10.2019 - Përdıtësım : 14.10.2019
Evakuuohet pika amerikane e vëzhgimit në qytetin sirian Ayn al Arab Foto: AA/Arhiv

Ankara

Burimet e sigurisë bëjnë të ditur se është evakuuar pika e vëzhgimit e SHBA-ve në jug të qytetit sirian Ayn al Arab, që ndodhet në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marra nga burimet e sigurisë, SHBA-të ka evakuuar pikën e vëzhgimit në jug të Ayn al Arab, qytet po ashtu i njohur si Kobani, që në orën 15.00 sipas kohës lokale.

Më herët, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Mark Esper, tha se SHBA-të po përgatiten të evakuojnë rreth 1 mijë trupa amerikane nga Siria veriore.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar terroristët, si dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın