Lajme institucionesh, archive

Rrjeti i abonentëve të Anadolu Agency zgjerohet edhe në Azerbajxhan

AA e cila ka intensifikuar angazhimet e saj me qëllimin për tu bërë një ndër 5 agjencitë më efektive në botë, në rajonin Azi-Kaukaz ajo po zgjeron edhe prodhimin e lajmeve edhe rrjetin e abonentëve.

02.04.2015 - Përdıtësım : 02.04.2015
Rrjeti i abonentëve të Anadolu Agency zgjerohet edhe në Azerbajxhan

BAKU (AA) - Një nga kanalet televiziv më të vjetër të Azerbajxhanit Lider TV, nënshkroi marrëveshjen e abonimit me Anadolu Agency (AA).

AA e cila ka intensifikuar angazhimet e saj me qëllimin për tu bërë një ndër 5 agjencitë më efektive në botë, në rajonin Azi-Kaukaz ajo po zgjeron edhe prodhimin e lajmeve edhe rrjetin e abonentëve.

Anadolu Agency ka për qëllim të kontribuojë në të gjitha fushat në institucionet e medias në Azerbajxhan dhe nënshkroi marrëveshjen e abonimit me drejtuesit e kanalit më të shikuar në vend Lider TV. Me marrëveshjen e nënshkruar në qendrën e kanalit televiziv në Baku, Lider TV do të mund të përfitojë gjatë gjithë vitit nga shërbimet e AA-së e cila ka një mesatare me 500 lajme në ditë, 1 mijë foto dhe 500 video.

Kryetari i Bordit të kompanisë së Lider TV-Radio i Azerbajxhanit, Adalet Aliyev, i cili ka nënshkruar në emër të kanalit televiziv tha se më parë kanë punuar me shumë agjenci të huaja të lajmeve, por sot ata kanë vendosur të përfitojnë nga shërbimet e AA.

Aliyev i cili duke theksuar se prej kohësh ai ka ndjekur lajmet, fotot dhe pamjet e publikuara nga AA ka theksuar më tej se ata kanë zgjedhur AA-në për tu informuar saktë dhe shpejt nga zhvillimet në botë . Ai gjithashtu ka theksuar se cilësia dhe shpejtësia e ofruar nga AA nuk është më e pakët nga ato që ofrojnë agjencitë perëndimore që janë efektive.

Ndërsa përfaqësuesi i Anadolu Agency në rajonin Azi-Kaukaz, Tolga Ozgenç duke dhënë informacione për aktivitetet e AA theksoi se AA krahas gjuhës turke ka publikime në gjuhët anglisht, frëngjisht, Arabisht, BHS  (boshnjakisht, kroatisht, serbisht), rusisht, gjuhën kurde dhe në shqip dhe se në periudhat e ardhshme do të rritë numri igjuhëve.

Ozgenç i cili thekson se e konsideron shumë kuptimplotë nënshkrimin e marrëveshjes së kanalit televiziv Lider TV për marrjen e lajmeve nga AA dhe përfundimin e marrëveshjes me agjencitë perëndimore, tha më tej se do të vazhdojnë të mbështesin në të gjitha fushat institucionet e medias në vendet mike dhe vëlla dhe veçanërisht ato në Azerbajxhan.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın