Lajme institucionesh, archive, archive, archive

Persishtja bëhet gjuha e 9-të e AA-së, hapet zyra e Teheranit

AA e cila kryen publikimin e lajmeve në 8 gjuhë për abonentët e saë, më 1 shtator 2015 do të nisë zyrtarisht publikimin në gjuhën e persishtes e cila vazhdon testimet e saj

25.08.2015
Persishtja bëhet gjuha e 9-të e AA-së, hapet zyra e Teheranit

ANKARA (AA) – Anadolu Agency (AA) fillon publikimin e saj në gjuhën perse. AA e cila publikon lajme në tetë gjuhë që nga 1 shtator 2015 do të jetë e pranishme për abonentët e saj edhe me publikimet në persisht e cila vazhdon testimin e saj. Gjithashtu në të njëjtën ditë do të realizohet edhe hapja zyrtare e zyrës së AA-së në Teheran.

AA e cila synon të prodhojë lajme në 11 gjuhë në 100 vjetorin e themelit i cili përkon në vitin 2020, vazhdon punimet e saj për publikimet shumë-gjuheshe.

Agjencia e cila krahas turqishtes publikon në gjuhët anglisht, arabisht, BHS (boshnjakisht, kroatisht, serbisht), rusisht, gjuhën kurde dhe shqip ka përfunduar punimet e nisura për të shtuar edhe persishten mes gjuhëve të publikimit.

Agjencia duke marrë në konsideratë rëndësinë nga pikëpamja gjeo-strategjike dhe rëndësinë sociale, kulturore, historike, ekonomike të vendeve persisht-folëse Iranin, Afganistanin dhe Taxhikistanin, për Turqinë, ka kryer me përpikmëri përgatitjet për publikimet në persisht. Servisi i gjuhës perse ku prej kohësh ka kryer testimet ka përgatitur infrastrukturën në mënyrë që të ofrojë shërbimin e lajmeve ndaj mediave të Iranit, Afganistanit dhe Taxhikistanit. AA e cila ka përfunduar me sukses punimet e saj përgatitore për publikimin e lajmeve në persisht, me një ekip të fortë do të nisë të japë shërbimin e lajmeve në gjuhët kryesore për vendet persisht folëse.

Në kuadër të objektivit për tu bërë një nga agjencitë e lajmeve më me ndikim në botë, AA me shtimin e persishtes mes gjuhëve publikuese do të ofrojë shërbim të lajmeve në 9 gjuhë për abonentët e saj. Publikimet në persisht janë planifikuar të fillojnë zyrtarisht më 1 shtator 2015.

Me publikimin e Editorialit të lajmeve në persisht zhvillimet e përjetuara në botë në fushat e politikës, ekonomisë, sportit, turizmit, jetës, kulturës dhe artit do të shërbehen me fotografi dhe video për kanalet që publikojnë në persisht. Anadolu Agency e bazuar në principet themelore “e besueshme, e paanshme, etike dhe të shpejtë " me publikimin në persisht synon të sjellë një frymë të re për mediat e rajonit.

-  Hapet zyra e AA në Teheran-

Anadolu Agency e cila do të hapë zyrën e re në Teheran për servisin e persishtes, me gazetarët me përvojë do të nisë të lajmërojë axhendën e Iranit, Afganistanit dhe të Taxhikistanit. Mediat e vendeve në fjalë ku flitet persishtja tashmë do të kenë mundësinë të ndjekin zhvillimet në rajonet Turqi, Lindjen e Mesme, Europë dhe Amerikë nga lajmet e besueshme të Anadolu Agency.

Lajmet në persisht të Anadolu Agency që nga 1 shtatori krahas publikimit në adresën http://www.aa.com.tr/falajmet, fotografitë dhe videot do të shpërndahen edhe për organet e mediave të cilat janë abonente në Sistemin e Publikimit të Lajmeve (HAS).

AA më  1 shtator 2015 ku do të nisë publikim në persisht do të hapë zyrtarisht edhe zyrën e Teheranit. Hapja do të realizohet me pjesëmarrjen në një kokteil të zyrtarëve turq dhe iranianë, përfaqësues nga institucioneve kryesore të mediave në Iran. Në të njëjtën kohë në Servisin e Persishtes në Stamboll do të zhvillohet një pritje me pjesëmarrjen e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të AA-së, Mustafa Özkaya dhe Redaktorit të Përgjithshëm të Publikimeve të AA-së, Metin Mutanoğlu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın