Ekonomi, Lajme institucionesh, archive, archive, archive

Interes i lartë për panairin "Hallall" në Moskë, AA partner i Komunikimit Global

Në ceremoninë e hapjes së panairit i cili ka nisur sot në Crocus-Expo, në kryeqytetin e Rusisë në Moskë morën pjesë zëvendëskryetari i Këshillit të Myftive të Rusisë, Rushan Abbasov, ambasadorë të disa vendeve dhe një numë ri

22.05.2015 - Përdıtësım : 22.05.2015
Interes i lartë për panairin "Hallall" në Moskë, AA partner i Komunikimit Global

MOSKË (AA) - Në Panairin e 6-të ndërkombëtarë "Hallall" të Moskës (Moscow Halal Expo 2015) ku Anadolu Agency (AA) është partner i Komunikimit Global marrin pjesë mbi 200 kompani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e hapjes së panairit i cili ka nisur sot në Crocus-Expo, në kryeqytetin e Rusisë në Moskë morën pjesë zëvendëskryetari i Këshillit të Myftive të Rusisë, Rushan Abbasov, ambasadorë të disa vendeve dhe një numë ri madh të ftuarish të tjerë.

Në ditën e parë të panairit "Hallall" të Moskës janë mbajtur panele të ndryshme me temë si sistemi Bankar Islamik, për fushën e financave dhe turizmin.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Myftive të Rusisë, Rushan Abbasov në lidhje me panairin për gazetarin e AA-së duke u shprehur se interesi për sektorin Hallall në Rusi është në rritje çdo ditë, ai tha se vërehen se ka një rritje në kompanitë të cilat certifikohen si Hallall.

Abbasov, ka pohuar më tej se "jo vetëm në ushqimet Hallall, por edhe në turizëm, dhe sistemin bankar islam ka një rritje të interesit. Pavarësisht krizës së përjetuar këtë vit në Rusi, interesi i lartë ndaj panairit është një tregues i rëndësishëm për këtë".

Abbasov, gjithashtu ka shprehur falënderimet e tij ndaj AA-së e cila është partner i Komunikimit Global në Panairin Hallall të Moskës.

Panairi Hallall i Moskës me aktivitetet dhe panelet në vazhdim do të jetë i hapur deri më 23 maj.

 

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın