Lajme institucionesh, Lajme institucionesh, archive, archive, archive, archive, archive

Gazetari i AA plagoset në një sulm me raketa në Siri

Gazetari Salih Lejla i cili ndjek konfliktet në Halep, plagoset si pasojë e një sulmi të ndërmarrë me raketa nga regjimi sirian pranë vendqëndrimit të tij,

07.07.2015
Gazetari i AA plagoset në një sulm me raketa në Siri

HALEP (AA) - Gazetari Salih Lejla i cili ndjek konfliktet në Halep, plagoset si pasojë e një sulmi të ndërmarrë me raketa nga regjimi sirian pranë vendqëndrimit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Një raketë e quajtur "elefant" e hedhur nga forcat e regjimit ka qëlluar vendin ku gazetari i AA-së Lejla ishte duke ndjekur konfliktet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve në rajonin Xhemijet ez-Zehra në veri të Halepit.

Gjatë shpërthimit Lejla u plagos në fytyrë dhe në dorë. Gjithashtu është plagosur edhe gazetari i pavarur, aktivisti i medias Abdulkerim Lejla i cili ndodhej pranë Salih.

Për të kryer ndërhyrjen emergjente ndaj dy gazetarëve të plagosur ata u nxorën me shpejtësi nga vendngjarja dhe u dërguan në spitalin Sahra duke u vënë nën mjekim. Gjithashtu theksohet se gjendja shëndetësore e dy gazetarëve është e mirë.

Gjithashtu kanë nisur përgatitjet që të plagosurit vazhdimin e mjekimit ta kryejnë në Turqi.

Sulmet në Halep u intensifikuan pasi opozitarët javën e kaluar në qendrën e qytetit filluan një ofensivë kundër forcave të regjimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın