Francë, AA në festivalin e 27-të të gazetarisë "Visa pour l'Image"
Anadolu Agency, është një nga ekspozuesit në festivalin e 27-të Fotogazetarisë "Visa pour l'Image", i cili filloi më 31 gusht dhe përfundon nesër, më 6 shtator 2015.

PERPIGNAN (AA) - Anadolu Agency, është një nga ekspozuesit në festivalin e 27-të Fotogazetarisë "Visa pour l'Image", i cili filloi më 31 gusht dhe përfundon nesër, më 6 shtator 2015.
AA vitin e kaluar për herë të parë iu bashkua këtij festivali. Festivalin çdo vit vizitohet nga rreth 150 mijë njerëz.
Pjesë integrale e festivalit janë ekspozitat e fotografive që përshkruajnë lajmet e botës, politikës, sportit, ekonomisë, teknologjisë, dhe shumë fusha të tjera. AA çdo ditë ofron më shumë se dy mijë fotografi dhe është një nga agjencitë kryesore të lajmeve ndërkombëtare, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë të lajmeve dhe imazheve të lidhura që mund të shihen në gazetat më prestigjioze, si dhe në faqet e njohura të internetit.
Në festivalin "Visa Pour I'Image", krahas agjencisë AA, kanë hapur stendë edhe agjencitë prestigjioze të lajmeve si AFP, AP, SIPA, Getty Images.
Anadolu Agency (AA), përfaqësohet nga kryeredaktori për mesazh multimedial, Ahmet Sel, drejtoresha e komunikimit, Esra Kirecci, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit dhe Marketingut, Nedim Kaya dhe Menaxher i zhvillimit të biznesit dhe produkteve, Bora Ucak.
"Hera e dytë që ne, si Anadolu Agency, hapim stendë në festivalin më të madh të Fotogazetarisë. AA Sot zë një vend shumë të rëndësishëm në botën e Fotogazetarisë. Shumë gazetarë të njohur botërorë vijnë në tendën tonë dhe shprehin dëshirën për të punuar me ne", tha Sel.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.