Lajme institucionesh, archive, archive, archive

Anadolu Agency reagon në lidhje me zyrën e Kajros dhe AA Arabisht

Në reagimin zyrtarë ndër të tjera thuhet: “Lajmet se Anadolu Agency ka mbyllur Zyrën rajonale të Lindjes së Mesme dhe Afrikës e cila ndodhet në Kajro nuk janë të vërteta”.

04.06.2015
Anadolu Agency reagon në lidhje me zyrën e Kajros dhe AA Arabisht

ANKARA (AA) – Sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Anadolu Agency, lajmet e publikuara në të cilat pretendohet se zyra e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së AA e cila gjendet në Kajro është mbyllur nuk pasqyrojnë realitetin.

Në një reagim zyrtar Anadolu Agency ka thënë se për shkak të përkeqësimit të ushtrimit të detyrës së gazetarëve në Egjipt, mos akreditimi i disa gazetarëve të AA në disa konferenca për shtyp si dhe për shkak të problemeve të sigurisë ndaj personelit Agjencia ka vendosur të shkurtojë numrin e punonjësve, por nuk do të ndërpresë aktivitetin e saj në këtë vend.

Në reagimin zyrtarë ndër të tjera thuhet: “Lajmet se Anadolu Agency ka mbyllur Zyrën rajonale të Lindjes së Mesme dhe Afrikës e cila ndodhet në Kajro nuk janë të vërteta”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se qendra e lajmeve në gjuhën Arabe është transferuar në Stamboll dhe një pjesë e personelit të cilët punonin në Kajro janë duke kryer profesionin si gazetar në zyrat e AA në Stamboll dhe Ankara dhe se zyra e Kajros vazhdon të funksionojë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın