Anadolu Agency me projekt të veçantë për ndjekjen e zgjedhjeve në Turqi
AA e cila ka një historik dhe një eksperiencë të dy zgjedhjeve me ekipin e saj profesional vazhdon punimet për publikimin e veçantë të lajmeve për zgjedhjeve.

ANKARA (AA) - Anadolu Agency me transmetimin e saj të veçantë me projektin"AA Zgjedhjet 2015" do të njoftojë në çast rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 7 qershor 2015 në Turqi.
AA e cila ka një historik dhe një eksperiencë të dy zgjedhjeve me ekipin e saj profesional vazhdon punimet për publikimin e veçantë të lajmeve për zgjedhjeve. AA e cila ka nisur "Projektin e zgjedhjeve 2015" për të njoftuar rezultatet e zgjedhjeve ndaj opinionit, ka përfunduar përgatitjet teknike, të personelit dhe të softuerit.
Për të përballuar kërkesën e lartë që do të jetë në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve ka kryer përforcimet në transmetuesit e të dhënave dhe në numrin e reporterëve. Anadolu Agency synon të njoftojë rezultatet e zgjedhjeve në mënyrë të shpejtë dhe të saktë.
AA e cila ka krijuar edhe rrjetin e gazetarëve për të njoftuar sa më shpejt rezultatet për mediat e mëdha në Turqi, gjithashtu ka përgatitur edhe një softuer (program) të veçantë për transmetimin e të dhënave. Ndaj abonentëve rezultatet të cila do të merren nga qendrat e votimit do të transmetohen në çast të shoqëruara me grafikë në faqet e veçanta të përgatitura për zgjedhjet. Rezultatet për qytetarët do të transmetohen në faqen "aa.com.tr" dhe gjithashtu rezultatet do të njoftohen për të gjithë botën në 8 gjuhë të ndryshme.
Krahas shpërndarjes së votave për partitë edhe kandidatët të cilët do të jenë fitues, do të ketë ehde raportime me lajmet flash. Biografia e kandidatëve fitues nën shoqërimin e fotografive do të ofrohet në çast për abonentët e saj.
Rezultatet e zgjedhjeve do të përpunohen dhe transmetohen nga softuerë të posaçëm si për kompanitë kryesore të mediave të Turqisë edhe për kanalet televizive lokale dhe për faqet e internetit.
- Baza e të dhënave për kandidatët-
Për biografinë e kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhje po përgatitet "Baza e të dhënave për kandidatët". Në mbrëmjen e 7 qershorit pasi të finalizohen deputetët fitues do të transmetohen emrat fitues nga baza e të dhënave për kandidatët. Kështu abonentët do të mund të arrijnë në të dhënat e të kaluarës së deputetëve.
- Përvoja e AA-së në ndjekjen e zgjedhjeve-
Anadolu Agency ndoqi me sukses zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale vitin e kaluar. Publikimi "Zgjedhjet Lokale 2014" të AA-së, u publikua në 85 përqind nga kompanitë e mediave, ku dhe partitë politike i kanë ndjekur nga afër rezultatet e zgjedhjeve përmes AA-së.
Gjithashtu edhe media botërore ndoqi rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpërmjet transmetimeve të AA-së. Rezultatet përfundimtare të njoftuara nga Bordi i Lartë Zgjedhor provuan saktësinë e rezultateve të transmetuara nga AA-ja për publikun.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.