Lajme institucionesh, archive, archive, archive

“Syria Survey”, AA uebfaqe me synimin që mos të harrohen plagët e luftës në Siri

Faqen e internetit mund ta vizitoni në web adresën: syriasurvey.aa.com.tr

28.08.2015
“Syria Survey”, AA uebfaqe me synimin që mos të harrohen plagët e luftës në Siri

ANKARA (AA)  - Anadolu Agency me faqen e internetit "Syria Survey" synon të parandalojë harresën e plagëve të thella që lufta ka hapur në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga vitin 2011 e këtej çdo ditë dhjetëra persona humbin jetën në sulmet me bomba të regjimit. Por për botën vdekjet në Siri janë bërë si rutinë dhe normale.

Anadolu Agency me gazetarët e saj në terren synon të parandalojë harresën e plagëve të thella që lufta ka hapur në Siri.

Me këtë qëllim AA vendosur në shërbim faqen e internetit "Syria Survey" ku pasi nisën ngjarjet jo-njerëzore përditësohen rregullisht përmbajtjet kryesisht si humbjet e jetëve dhe numri i personave të plagosur si dhe azilantët dhe popullata e detyruar të emigrojë brenda vendit, ndërtesat e shembura dhe të dëmtuara, hapësirat publike dhe armët e përdorura.

Në faqen e internetit Syria Survey të përgatitur nga Redaksia Grafike e AA-së nuk do të paraqiten vetëm informacionet statistikore, por gjithashtu do të kenë vend edhe multimedia dhe infografikë. Faqja e internetit e cila publikon në gjuhët turqisht, anlisht dhe arabisht synon që në këtë proces të përjetësojë kujtimin e atyre që kanë vdekur dhe të rikujtojë se jeta e një siriani nuk është më e pavlefshme se jeta e personave të tjerë.

Faqen e internetit mund ta vizitoni në adresën:  www.syriasurvey.aa.com.tr

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın