Sport, Kulturë

Të apasionuarit pas adrenalinës lundruan në Lumbardhin e Prizrenit me goma kamionësh dhe traktorësh

Në kuadër të festivalit të 21-të të Bunarfestit të mbajtur këtë vit, rreth 50 sportistë garuan ashpër duke përdorur gomat e tyre në manifestimin e mbajtur me shumë spektatorë përreth.

Agim Sulaj  | 01.06.2025 - Përdıtësım : 02.06.2025
Të apasionuarit pas adrenalinës lundruan në Lumbardhin e Prizrenit me goma kamionësh dhe traktorësh Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Të apasionuarit pas adrenalinës përjetuan emocionin e lëshimit me goma kamionësh dhe traktorë në lumin “Lumbardhi”, i cili kalon nëpër qendrën e qytetit të Prizrenit në Kosovë, raporton Anadolu.

Në kuadër të festivalit të 21-të të Bunarfestit të mbajtur këtë vit, rreth 50 sportistë garuan ashpër duke përdorur gomat e tyre në manifestimin e mbajtur me shumë spektatorë përreth.

Kjo garë e jashtëzakonshme, e cila synon të tërheqë vëmendjen për ndotjen në shtratin e lumit, nisi në rrëzë të maleve Sharr, ku buron Lumbardhi dhe përfundoi në vijën e finishit të ngritur në Urën historike të Gurit në sheshin Shadërvan.

Garuesit nga Kosova dhe vende të ndryshme përjetuan momente emocionuese dhe ndonjëherë edhe sfiduese në rrjedhën e lumit.

Gara u ndoq me interes nga prizrenasit dhe turistët.

Fidan Sylejmani, i cili tha se merr pjesë për herë në këtë garë, në prononcimin e tij për Anadolu tha se nuk mund ta përshkruajë me fjalë emocionin që ndjeu në garë.

Pavarësisht nga uji i ftohtë i lumit, Sylejmani tha se ka në plan të marrë pjesë përsëri në konkurs vitin e ardhshëm.

Medaljet iu dorëzuan sportistëve të suksesshëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur pas garës, e cila zgjati afërsisht një orë.

Lee Taylor, e cila mori pjesë në garë me qenin e saj Izabella, doli e para, derisa juniorët e ekipit të basketbollit të Bashkimit u renditën në vend të dytë dhe Hana Arapi dhe Renata Gjeraj u renditën në vendin e tretë.

Në kuadër të festivalit, krahas garës së lëshimit me goma, në shtratin e lumit janë mbajtur edhe koncerte dhe aktivitete pastrimi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın