Bota, Kulturë, jeta

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të interpretojnë në ceremoninë e inaugurimit të Biden-it

Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato do të interpretojnë gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën moderator do të jetë aktori i famshëm amerikan Tom Hanks

Betül Yürük  | 15.01.2021 - Përdıtësım : 15.01.2021
Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të interpretojnë në ceremoninë e inaugurimit të Biden-it

New York

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden më 20 Janar, raporton Anadolu Agency (AA).

Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar të SHBA-së, ndërsa Jenifer Lopez do të paraqitet me interpretim muzikor.

Ceremonia e betimit do të mbahet me pjesëmarrjen e një numri të kufizuar të njerëzve për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pas incidenteve në ndërtesën e Kongresit Amerikan më 6 janar.

Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato do të interpretojnë gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit, në të cilën moderator do të jetë aktori i famshëm amerikan Tom Hanks.

Ditën e ceremonisë, 21 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare do të shërbejnë në kryeqytetin Washington, ku masat e sigurisë janë ngritur në nivelin më të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın