Kulturë, BALLKANI

Koncert në qendër të Prishtinës me rastin e Festës së Përkujtimit të Ataturkut

Qytetarë të shumtë, burra, gra dhe fëmijë u mblodhën për të shijuar koncertin e veçantë të bendit ushtarak turk, të cilët performuan në zemër të qytetit

Agim Sulaj  | 20.05.2025 - Përdıtësım : 21.05.2025
Koncert në qendër të Prishtinës me rastin e Festës së Përkujtimit të Ataturkut Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Orkestra Frymore e Forcave Ajrore të Turqisë mbajti koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës, me rastin e 19 Majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sporteve, raporton Anadolu.

Qytetarë të shumtë, burra, gra dhe fëmijë u mblodhën për të shijuar koncertin e veçantë të bendit ushtarak turk, të cilët performuan në zemër të qytetit.

Në koncertin ku u performuan melodi marshi, këngë dhe interpretime të ndryshme popullore, morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, Koordinatorja e TIKA-s në Kosovë, Fulya Aslan, zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigadier Cahit Irican, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve turke që shërbejnë në vend.

Dirigjenti i orkestrës shumë shpesh disponoi të pranishmit, duke kërkuar interaktivitet dhe përcjellje të melodive me shuplaka edhe nga audienca.

Bendi i Komandës së Forcave Ajrore mbajti dy ditë më herët koncert edhe në qendër të qytetit të Prizrenit, ndërsa ditën e djeshme ishin të ftuar në Kazermën “Sulltan Murati” në Prizren, aty ku ndodhet KFOR-i Turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.