I jepet lamtumira e fundit këngëtarit të njohur boshnjak Halid Beshliq
Beshliq njihet si një nga zërat më të dashur të rajonit, i njohur për këngët e tij emocionuese që kanë prekur mijëra zemra.

Sarajevë
Halid Beshliq, një nga këngëtarët më të njohur të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të Ballkanit në përgjithësi, u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni mortore në kryeqytetin Sarajevë, raporton Anadolu.
Beshliq, i cili ndëroi jetë më 7 tetor në Qendrën Klinike të Sarajevës, u nis fillimisht në Teatrin Kombëtar, ku adhuruesit e tij i bënë homazhe dhe i shprehën nderime.
Më pas, trupi i tij u çua në Xhaminë historike Gazi Hysrev Bej për namazin e xhenazes, ndërsa më pas, arkivoli u transportua për në varrezat Bare, ku mijëra adhurues ndoqën varrimin e tij dhe i dhanë lamtumirën e fundit.
Beshliq, i lindur në Knezhina të Bosnjë dhe Hercegovinës në 1953, njihet si një nga zërat më të dashur të rajonit, i njohur për këngët e tij emocionuese që kanë prekur mijëra zemra.
Gjendja e tij u përkeqësua më 15 gusht të këtij viti gjatë një koncerti në Banjallukë, me ç'rast mbeti i hospitalizuar që atëherë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.