Kulturë, jeta

Gjyshi 80-vjeçar Muhammed Ezrak, një nga endësit e fundit të Halepit

"Puna në tezgjah është e vështirë sepse veshi, syri, këmba dhe dora punojnë së bashku. Kjo punë do të thotë jetë për mua", tha Muhammed Ezrak

Ahmet Karaahmet  | 30.11.2025 - Përdıtësım : 30.11.2025
Gjyshi 80-vjeçar Muhammed Ezrak, një nga endësit e fundit të Halepit Foto: Kasim Yusuf/AA

Idlib

HALEP (AA) - Muhammed Ezrak 80-vjeç, një nga endësit e fundit të Halepit, në veri të Sirisë, thotë se ka shpirt në pëlhurën e endur në tezgjah.

Endja tradicionale me dorë, dikur e praktikuar me mijëra tezgjahe në Halep, tani po përballet me zhdukjen për shkak të efekteve shkatërruese të luftës.

I lindur në Halep, Muhammed Ezrak, i cili mësoi endjen që në fëmijëri, një profesion që zakonisht kalohet nga babai te djali, po përpiqet ta mbajë gjallë këtë zanat që po venitet pavarësisht të gjitha sfidave.

- "Ky profesion do të thotë jetë për mua"

Duke folur për Anadolu, 80-vjeçari Ezrak, baba i shtatë fëmijëve, tha se e mësoi zanatin nga babai i tij kur ishte vetëm 10-vjeç dhe se i është përkushtuar thellësisht atij.

Ezrak theksoi se endja do të thotë më shumë sesa thjesht një profesion për të. "Puna në tezgjah është sfiduese sepse veshi, syri, këmba dhe dora punojnë së bashku. Ky profesion do të thotë jetë për mua. Më kujton të gjithë jetën time, që nga fëmijëria ime. Gëzohem kur shoh njerëz që përdorin produktet që prodhoj".

Mjeshtri Muhammed i cili shpjegoi se vazhdon zanatin e babait të tij si një trashëgimi shekullore, tha: "E njoh këtë zanat prej vitesh. Pëlhura e punuar me dorë është më e organizuar sepse është e mbushur me shpirt. Kjo nuk është vetëm një trashëgimi, është shpirt i fshehur".

Ezrak theksoi se endja tradicionale me dorë kombinon shumë profesione të ndryshme. "Unë end mëndafsh vendas, lesh, shall sateni dhe breza leshi. Ky zanat kombinon shumë nënfusha, të tilla si farkëtaria, zdrukthëtaria, ngjyrosja dhe endja me fitil".

- Produktet arrijnë në shumë vende të botës

Ezrak, i cili tha se e ka trashëguar këtë profesion nga familja e tij, tha: "Ne kemi punuar që atëherë. Ne i dërgojmë endjet tona në Palestinë, Jordani, Indi, Pakistan dhe Egjipt. Ne thurim shalle, kravata dhe peshqirë me metër".

- "Ky profesion është gati të zhduket"

Ezrak theksoi se profesioni është i vështirë, prandaj nuk ua mësoi fëmijëve të tij. "Është një profesion i bukur, por është mjaft i vështirë. Nuk ua mësova fëmijëve të mi sepse kohërat kanë ndryshuar dhe kjo gjeneratë nuk është më e përshtatshme për këtë punë. Ashtu siç vdiq profesioni i mjeshtrit të fesit, edhe ky profesion është gati të zhduket", tha ai.

Duke vënë në dukje se dikur në Halep kishte mbi 150.000 endës, Ezrak tha: "Nuk mendoj se kanë mbetur ndonjë mjeshtër i dytë. Dikur kishte endës kudo, në shtëpi dhe dyqane. Nëse do t'i kërkoje dikujt të hapë një tezgjah sot, ai do të thoshte: 'Ky profesion ka mbaruar'".

- "Pëlhura e endur në tezgjah ka shpirt, ndërsa në makina elektrike jo"

Duke theksuar ndikimin e mekanizimit në endjen tradicionale, Ezrak tha: "Në të kaluarën, kishte tezgjah me dy, katër, gjashtë ose tetë pedale. Tani, fabrikat kanë sistemin 'jacquard'. Pëlhura e endur në tezgjah ka shpirt, ndërsa në makina elektrike jo".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın