Kulturë

Dokumentari i kameramanit të Anadolus transmetohet në televizionin britanik

Të ardhurat e mbledhura në shfaqjen e dokumentarit në festivale u janë dërguar personave të prekur nga lufta

Aişe Hümeyra Akgün  | 18.09.2023 - Përdıtësım : 21.09.2023
Dokumentari i kameramanit të Anadolus transmetohet në televizionin britanik

Istanbul

Dokumentari i shkurtër me titull "Sytë me lot që ka lënë Lufta" i xhiruar nga Tayyib Hoşbaş me detyrë si kameraman në Anadolu, për luftën Ukrainë-Rusi, u transmetua në kanalin televiziv britanik "Lastest", transmeton Anadolu.

Dokumentari i cili ka fituar çmim në Festivalin e Çmimit Ndërkombëtar të Filmit të Evropës Lindore (EEIMA) dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit (Dispatches of War), u përzgjodh dhe u shfaq gjithashtu në Festivalin e Filmit të Ukrainës (PTAKH), Festivalin e Filmit Symbiotic dhe Festivalin e Filmit Ëndrra e Ukrainës në Britani.

Po ashtu të ardhurat e mbledhura në shfaqjen e dokumentarit në festivale u janë dërguar personave të prekur nga lufta.

Në dokumentar përfshihen pjesë nga përjetimet e viktimave ukrainase të luftës të cilët humbën të afërmit e tyre dhe të cilëve iu shkatërruan ambientet e jetesës në sulmet e Rusisë më 24 shkurt 2022 kundrejt Ukrainës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.