Bota, Kulturë, jeta

Arti rrugor me rrota, minibusët shumëngjyrësh pjesë e pandashme e kryeqytetit senegalez

Minibusët janë një nga mjetet më të zakonshme të transportit në kryeqytetin senegalez, ndërsa për shkak të dekorit shumëngjyrësh, ato janë bërë një nga simbolet e qytetit më perëndimor kontinental në Afrikë

Fatma Esma Arslan  | 04.01.2021 - Përdıtësım : 06.01.2021
Arti rrugor me rrota, minibusët shumëngjyrësh pjesë e pandashme e kryeqytetit senegalez Foto: Fatma Esma Arslan / AA

Dakar

FATMA ESMA ARSLAN

Minibusët shumëngjyrësh të njohura si "car rapide" (makina të shpejta) në Dakar, kryeqyteti i Senegalit, janë bërë pjesë e pandashme e transportit publik, ndërsa po ashtu konsiderohen element "dinamik" i artit rrugor.

Minibusët janë një nga mjetet më të zakonshme të transportit në kryeqytetin senegalez, ndërsa për shkak të dekorit shumëngjyrësh, ato janë bërë një nga simbolet e qytetit më perëndimor kontinental në Afrikë.

Për shkak të shpejtësisë së tyre të lëvizjes nëpër turmat e qytetit, minibusët në Dakar quhen "car rapide", ndërsa pjesa më interesante e tyre janë zbukurimet e vizatuara në të.

Motivet në minibusë janë kryesisht të përmbajtjes fetare, ndërsa mbishkrimet në to shpesh zbulojnë mjedisin shoqëror dhe politik nga vjen pronari i automjetit.

Ashtu si taksitë e verdha të New York-ut ose autobusët e kuq të Londrës, minibusët, të cilët po bëhen simbole të Dakarit, zbukurojnë shumë suvenire duke nisur nga unazat për çelësa deri në magnet, dhe modelet e madhësive të ndryshme shiten gjithashtu.

Autobusët e transportit publik të siguruar nga qyteti janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat e popullatës lokale dhe turistëve, kështu që "car rapidi" privat mund të shihet në çdo skaj të qytetit. Këto minibusë nuk kanë ndalesa zyrtare, por lëvizin nëpër qytet me dyer të hapura prapa në të cilat udhëtarët mund të "hidhen" kudo që e takojnë.

"Saviem-Renault SG2 Fourgon", i cili u prodhua në Francë në vitet e 60-ta, mori një fytyrë krejt të re kur erdhi në Senegal në vitin 1975.

Këto automjete, të cilat fillimisht nuk kishin dritare dhe ulëse, gradualisht u bënë pjesë e domosdoshme e qytetit. Minibusët, me dritare dhe sedilje të shtuara dhe të pikturuara në fazën e fundit, kanë marrë emrin aktual të "car rapide".

Tridhjetë e shtatë vjeçari Musa Diop, i cili mësoi artin e pikturimit të minibusëve nga babai i mikut të tij, ka dekoruar automjete që kur ishte në moshën 14-vjeçare.

"Nëse shikoni me kujdes, çdo 'car rapide' ka gjurmët e pronarit të tij", tha Diop për Anadolu Agency (AA).

Një "car rapide" është shfaqur në një muze në Paris që nga viti 2016, i etiketuar si "kryevepër e artit rrugor".

Kondicionimi i ajrit dhe komoditeti i ngasjes janë diçka që këto minibusë nuk e ofrojnë. Karakteristika e tyre kryesore është transporti i lirë dhe i shpejtë, ndërsa udhëtarët ftohen nga era përmes dyerve dhe dritareve të hapura gjatë verës ku temperatura arrin 45 gradë celsius.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın