Aktori australian Travis Fimmel viziton Xhaminë Ajasofja
Gjatë vizitës së tij, aktori u shoqërua nga zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes, Batuhan Mumcu

Istanbul
Aktori australian i Hollivudit, Travis Fimmel, i cili u bë i famshëm për rolin e tij si Mbreti Ragnar në "Vikings", u takua me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes, Batuhan Mumcu, gjatë një vizite turistike dje në Istanbul, raporton Anadolu.
Aktori se bashku me ministrin Mumcu vizitoi Xhaminë e Madhe Ajasofja dhe Muzeun Historik.
Fimmel u informua për historinë dhe arkitekturën e Xhamisë së Madhe Ajasofja, më pas përjetoi atmosferën e Muzeut Historik Ajasofja, që historinë e saj të pasur ua tregon vizitorëve në mënyrë digjitale.
Duke shoqëruar aktorin e famshëm, Mumcu e njoftoi për rritjen rekorde të numrit të turistëve në vitin 2023.
Fimmel theksoi rolin e Agjencisë së Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit (TGA) në promovimin e Türkiyes në mbarë botën. Ai theksoi përpjekjet për të tërhequr industrinë ndërkombëtare të filmit, duke shprehur kënaqësinë për interesimin në rritje të yjeve të njohura për të vizituar vendin.
TGA vazhdon përpjekjet e saj promovuese, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve global, përfshirë aktorët, regjisorët dhe producentët e famshëm të Hollivudit, ndaj trashëgimisë së pasur kulturore të Türkiyes.