Kulturë, Koronavirusi

Aeroporti i Stambollit i vetmi që është i gatshëm për procesin e normalizimit

Ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm nga 75 vende marrin pjesë në seminarin për COVID-19 në Stamboll

Fahri Aksüt  | 23.07.2020 - Përdıtësım : 23.07.2020
Aeroporti i Stambollit i vetmi që është i gatshëm për procesin e normalizimit

Stamboll

Aeroporti i Stambollit është aeroporti i vetëm në botë që është i gatshëm për procesin e normalizimit, tha të mërkurën një ekspert turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky koment erdh nga mbikëqyrësi i Administratës Civile të Aeroportit të Stambollit, Ismail Sanli pasi ekspertët turq ndanë përvoja me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm nga 75 vende gjatë një seminari për COVID-19 në Aeroportin e Stambollit nën kryesimin e Administratës Civile të Aeroportit të Stambollit.

Sanli tha se Turqia ka ndjekur zhvillimet në lidhje me pandeminë që kur u shfaq dhe luftoi pandeminë me të gjitha mundësitë e saj, përfshirë më shumë se 165 mijë mjekë dhe 1.500 spitale që nga 11 marsi, kur u raportua rasti i parë në vend.

Ai tha se Turqia ndërmori masa të tilla si programi i certifikimit të turizmit të sigurtë dhe sigurimi i mbështetjes së mbrojtjes turistike dhe zbatoi kontrolle të rrepta të distancës sociale, mbajtjes së maskës dhe kushteve higjenike.

"Kështu, cilësia e jetës dhe kushtet shëndetësore të të gjithë miqve tanë që vijnë në vendin tonë janë përmirësuar dhe është krijuar një mjedis më i sigurtë se në shtëpitë e tyre", tha ai.

Ai tha se laboratori, i cili mund të kryejë më shumë se 40 mijë teste ditore të koronavirusit në Aeroportin e Stambollit ofron mundësi për të gjithë pasagjerët gjatë hyrjes dhe daljes.

Mjeku kryesor i aeroportit, Aykut Yener Kavak tha se tek pasagjerët ku zbulohet COVID-19 ose dyshohet se për virusin, ata menjëherë dërgohen në karantinë.

Përveç rregullave të rrepta të higjenës, ventilimit dhe pastrimit të vazhdueshëm, po ashtu aeroporti monitorohet nga kamerat termike.

Ai tha se në aeroport janë hapur dhoma standarde spitalore të karantinës dhe të paktën 180 pjesëtarë të personelit mjekësor janë angazhuar në aeroport.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.